Përplasjet shpërthyen në Olimpia, kryeqyteti i shtetit federal të Uashingtonit, midis mbështetësve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe anëtarëve të Antifa.
Pamjet janë postuar në rrjetet sociale që tregojnë mbështetësit e republikanit duke rrahur anëtarët e Antifa, një organizatë e majtë që ka qenë e pranishme në shumë protesta në Amerikë.
Gjithashtu u raportua për një të shtënë dhe pamjet tregojnë se disa nga pjesëmarrësit kishin armë në duar, transmeton Telegrafi.
Fight breaks out between Portland/ Washington protesters and counter protesters for Back The Blue and President Trump #Portland #PortlandProtests #Washington #antifa #fight pic.twitter.com/KRePS2L1sT
— Independent Media PDX (@NDpendentPDX) December 5, 2020
Policia tha se ata arrestuan një person, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë trazirave.
Gjatë konfliktit, një grup protestuesish të maskuar hodhën gaz lotsjellës në drejtim të policisë.
Pas ndërhyrjes së policisë, situata u qetësua, dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë mbetën në detyrë në rrugë. /Telegrafi/
https://twitter.com/R3volutionDaddy/status/1335311856777351170
Individual who fired his gun earlier in the day can be seen at the :23 second mark pointing his firearm at protesters. According to an Olympia Police officer, that individual has been arrested & they are currently investigating the shooting. #Washington #Portland #Protest #fight pic.twitter.com/e4LQFPWb79
— Independent Media PDX (@NDpendentPDX) December 6, 2020