Telegrafi

Trazira në një burg të Venezuelës, 37 të vdekur

Të paktën 37 persona janë vrarë gjatë një trazire në një burg në jug të Venezuelës, thonë prokurorët.

Forcat speciale të Ministrisë së Brendshme u dërguan për të rifituar kontrollin e burgut në Puerto Ayacucho, kryeqytetin e shtetit të Amazonas.

Dëshmitarët raportuan  për të shtëna për disa orë rresht dhe guvernatori i shtetit Liborio Guarulla e quajti atë një “masakër”.

Prokurorët thanë se 14 zyrtarë u plagosën gjatë dhunës.

Dy grupe të monitorimit të burgjeve, “Dritare për lirinë” dhe “Observatori i Burgjeve të Venezuelës” thanë se 37 të vdekurit ishin të gjithë të burgosur.

Brenda burgut ndodheshin 105 persona në kohën kur ndodhi trazira.

Shumë burgje venezueliane kanë mungesë të stafit dhe fakt janë të drejtuara nga bandat e të burgosurve. /KP/