Telegrafi

Trazira në demonstratat e Seattle, 21 policë lëndohen pasi protestuesit hodhën gurë të mëdhenj dhe eksplozivë në drejtim të tyre

Situata e protestave në Seattle të SHBA-së, u përshkallëzua të shtunën pasi protestuesit hodhën gurë të mëdhenj dhe eksplozivë në drejtim të policëve – disa të tjerë i vunë zjarrin një rimorkio, tha policia.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 45 persona u arrestuan në dyshimin për sulm ndaj oficerëve, ndërsa 21 oficerë janë lënduar pas hedhjes së predhave.

Megjithëse gjendja e policëve është stabile, njëri prej tyre u shtrua në spital pasi pësoi dëmtim të këmbës nga eksplozivi. Policia e përshkroi protestën si një trazirë.

Protestat në Seattle shpërthyen pas vdekjes së George Floyd, njeriu me ngjyrë i cili vdiq pasi një polic ia vendosi gjurin në qafë.

Përveç në SHBA për protesta u raportua edhe në disa vende të botës, pasi të njëjtit kishin kërkuar reforma ndaj racizmit. /Telegrafi/