Filloi si protestë e qetë, por kur ishte duke përfunduar ky aktivitet kundër racizmit në Londër, nisën trazirat, pasi situata doli prej kontrolli.
Në drejtim në kalit të një policeje, u hodhën shishe dhe një biçikletë, duke bërë që kafsha ta hidhte zyrtaren policore për tokë duke e lënë me lëndime të rënda, transmeton Telegrafi.
Derisa ishte duke ikur, kali kaloi sipër një kalimtareje të rastit, duke e rrëzuar për toke, por që i shkaktoi vetëm lëndime të lehta.
Kjo protestë që u zhvillua nën moton “Black Lives Matter”, u bë për nderë të jetës së burrit me ngjyrë George Floyd nga Shtetet e Bashkuara, i cili u nda nga jeta në mënyrë mizore, kur një polic ia mbajti gjurin në qafë për afro nëntë minuta, derisa po e arrestonte.
Që kur ndodhi ky rast, në mbarë botën ka pasur protesta të shumta, kundër racizmit dhe me kërkesën që të respektohen të drejtat e njerëzve me ngjyrë. /Telegrafi/