Site icon Telegrafi

Travolta u tregon çifteve si ta mbajnë gjallë martesën

John Travolta ka treguar çelësin e suksesit për një martese të gjatë dhe të lumtur.

Aktori ka thëne se arsyeja përse ai dhe bashkëshortja e tij, Kelly Preston, kanë një martesë kaq të shëndetshme është sepse ata kanë aftësinë që të kënaqen dhe të kalojnë mirë me njëri-tjetrin, transmeton TCH.

Lexo po ashtu 11 çiftet e Hollywoodit që po mbajnë premtimin "deri sa vdekja të na ndajë"

Ylli 62-vjeçar, i cili u martua në vitin 1999, u shpreh se gjatë gjithë këtyre viteve ata kanë pasur shumë probleme, por i kanë kaluar gjithmonë me humor.

Më pas, Travolta ka thënë se shpenzon shumë kohë me fëmijët e tij, Ella dhe Benjamin, përkatësisht 16 dhe gjashtë vjeç.

Në këtë mënyrë, legjenda hollivudiane ka hyrë në listën e atyre pak yjeve që i mbajnë premtimet e martesës.

Exit mobile version