Disa orë pas koncertit të tij, themeluesi i festivalit “Astroëorld”, Travis Scott, darkoi me një grua misterioze në një restorant në lagjen e modës Monti të Romës.
Shoqëruesja e 32-vjeçarit u kombinua me të në veshje gri, xhinse si dhe atlete me nuanca të përziera.
Travis, i lindur Jacques Webster, ka dy fëmijë – vajzën Stormi Webster dhe djalin Aire Webster – nga romanca e tij pesëvjeçare me yllin e “The Kardashians”, Kylie Jenner.
Pronari i “Cactus Jack” kishte veshur një bluzë gri duke vënë në pah tatuazhet e shumtë.
Gjithashtu dukjen e kompletoi me bizhuteri të shtrenjta diamanti.
Travis fillon zyrtarisht me turneun e tij botëror në shtator në United Center në Chicago.
Ky shënon turneun e parë të Scott që nga tragjedia e vitit 2021 në “Astroworld”, ku humbën jetën dhjetë njerëz si dhe u plagosën shumë të tjerë.
Megjithatë, ylli i “Meltdown” nuk mori ndonjë padi në lidhje me këtë incident.
Kylie nga ana tjetër pas ndarjes nga Travis po shijon një lidhje dashurie me aktorin, Timothee Chalamet. /Telegrafi/