Travis Scott ka konfirmuar së fundmi se shumë shpejt do të martohet me Kylie Jenner.
Në një intervistë të dhënë për “Rolling Stone”, ai tregoi statusin e tij martesor me bukuroshen, ndërsa tha se shumë shpejt do të ketë edhe dasmë.
“Ishim vetëm dy fëmijë që po kalonim kohë me njëri-tjetrin. Ndoshta në javën e parë as që e dinim nëse kishte diçka të vërtetë në këtë mes apo ishte vetëm flirtim. Ndërsa në javën e parë, vetëm kur e pashë veten ende duke folur me të. Do të martohemi së shpejti sepse ajo është e duhura. Do t’i propozoj”, ka thënë ai.
Travis po ashtu e ka quajtur partneren e tij “nëna më cool e të gjitha kohërave”.
Ndërkohë, ka disa javë që në mediat ndërkombëtare qarkullojnë lajmet rreth një fejese të mundshme mes tyre.
Gjithçka nisi nga një fotografi e publikuar nga Kylie Jenner në rrjetet sociale.
Ajo tregonte dhuratat e Krishtlindjeve, teksa në përshkrimin e fotografisë, kishte shkruar “Gruaja dhe babai”.
Mesa duket, një tjetër dasmë madhështore në showbiz është gati të ndodh, mes protagonistëve Travic dhe Kylie, të cilët njëherësh janë edhe prindër të një vajze gati një vjeçare. /Telegrafi/