Telegrafi

Travis Scott fshin profilin e tij në Instagram, pasi u kritikua për Halloween

Rep-artisti Travis Scott, duket se është dëshpëruar pak pasi fansat e kritikuan për veshjen sikur të Batman.

Ai kishte zgjedhur heroin fiktiv, për t’u paraqitur për festën e Halloween gjatë ditës së shtunë, shkruan Mirror.

Një gjë e tillë nuk u prit mirë nga fansat e tij, të cilat shpërthyen me komente e kritika ndaj tij.

(Foto: Mirror)

Travis pas kësaj ka vendosur që të fshijë komplet profilin në rrjetin social Instagram, pasi nuk mund të duronte komentet.

Ndërkaq, admiruesit e muzikës së tij janë duke shpresuar që ai do të kthehet sërish edhe me projekte muzikore, teksa mungesa e tyre vërehet dukshëm.

(Foto: Mirror)

Përkundër reperit, ish- e dashura e tij Kylie Jenner, është pëlqyer mjaft shumë për veshjen që kishte zgjedhur nga “Range Power”. /Telegrafi/

(Foto: Mirror)