Site icon Telegrafi

Travis Scott fotografohet me modelen me të cilën ka qenë i lidhur për dhjetë vjet – edhe mes romancës me Kylie Jenner

Ish-i i Travis Scott, Rojean Kar apo siç njihet me emrin artistik Yung Sweetro, i është përgjigjur pretendimeve se ajo dhe Travis Scott kanë qenë bashkë, gjersa reperi është akoma në lidhje me Kylie Jenner.

Ylli i Instagramit ka qenë në lidhje me Travis në vitin 2013, sipas raportimeve. Më pas, në vitin 2019, thashethemet pretenduan se Rojean ishte arsyeja e ndarjes së Kylie dhe Travis në atë kohë, me modelen që mohoi se ishte e përfshirë në romancën e tyre.

Për të përmbledhur, Travis dhe Kylie filluan të takoheshin në vitin 2017, duke mirëpritur vajzën Stormi në 2018 dhe djalin e tyre në 2022.

Sa i përket thashethemeve të reja për Rojean, raportimet se ajo dhe Travis kanë qenë duke u shoqëruar u shfaqën pasi modelja postoi një video të reperit në Instagram.

Videoja tregon Kar pas kamerës në setin e një xhirimi, me Travisin që shihet në sfond.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner

Në vitin 2019, Rojean mohoi pretendimet se Travis e kishte tradhtuar Kylien me të.

Rojean Kar (Foto: Instagram)

Lajmet dolën pasi dyshja postuan fotografi nga vende të ngjashme, me një shkrim të influencueses që u tha se i dedikohej yllit të “The Kardashians”.

Për të mbyllur këto spekulime, ajo kishte shkruar: “Asnjë nga këto thashetheme nuk është e vërtetë, është thjesht interneti që krijon një narrativë të rreme. Ju lutemi ndaloni përhapjen e gënjeshtrave dhe lëreni atë, atë dhe mua sepse po ndikon në jetën reale. Faleminderit”.

Kylie Jenner dhe Travis me vajzën e tyre (Foto: Getty Images)

Travis deri më tani nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth kësaj drame. Kylie gjithashtu nuk është përfshirë akoma. /Telegrafi/

Exit mobile version