Reperi me famë botërore, Travis Scott, thotë se do e dashurojë gjithmonë ish-partneren e tij, Kylie Jenner.
Reperi, 28-vjeçar, ka rrëfyer adhurimin e tij për ish-të dashurën me të cilën ndan vajzën njëvjeçare Stormi Webster, gjatë një interviste të fundit për revistën XXL.
“Unë e dua nënën e saj dhe gjithmonë do ta dua”, tha Scott për Jenner, 22-vjeçe, duke shtuar, “Pjesa më e vështirë në lidhje është thjesht të përpiqesh të jesh në një pa një milion zëra të jashtëm që ndërhyjnë”.
Scott u hap për atësinë, duke i thënë XXL, “Unë kam kaluar kohë me familjen time dhe me vajzën time, Stormi”.
“Të jesh baba është më mirë se sa mendoja se do të ishte”, tha Scott.
Reperi i “Sicko Mode” fliste për Stormin, duke e quajtur atë një prej qenieve njerëzore më të mira.
“Ajo është si shoqja ime më e mirë. Ajo e bën jetën pak më të lehtë. Ajo thjesht më frymëzon dhe ajo më befason çdo ditë me mënyrën se si po mendon”, thotë mes tjerash reperi.
Që nga ndarja, të dy kanë vazhduar të kalojnë kohën së bashku ndërsa kujdesen për vajzën e tyre. /Telegrafi/