Site icon Telegrafi

Travis Scott “i fiksuar” pas Kylie Jenner dhe vajzës së tyre

Travis Scott duket se është tejet i dashuruar dhe i dhënë pas të dashurës Kylie Jenner.

Reperi ka shkuar deri në atë pikë sa që sa herë që ka koncerte, angazhon gjashtë truproje që ta ndjekin hap pas hapi bukuroshen së bashku me të bijën e tyre, Stormy.

Madje, burimet pranë TMZ kanë konfirmuar se kërkon që të pastrohen dhomat e zhveshjes dhe hapësirat e prapaskenave që të kenë rrugëdalje në rast të një incidenti.

Travis Scott dhe Kylie Jenner (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Ekipi menaxhues i këngëtarit thotë se këngëtari motivohet më tepër kur dyshja janë duke e ndjekur koncertin e tij.

Ndërsa së fundi ka qarkulluar një lajm se reperi i famshëm po e tradhton të dashurën e tij, gjë që ka bërë të reagojë Jenner.

Lexo po ashtu Pasi u tha se e tradhtoi i dashuri, reagon për herë të parë Kylie Jenner

“I rremë. Nuk e di nëse ky është një eksperiment i mediave për të bërë kuriozë njerëzit, por ju po ngatërroheni me njerëz realë, me familje. Unë jam e lumtur që lidhja ime është shumë e fortë. Interneti ma shpif ndonjëherë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version