Telegrafi

Travis Barker shtrohet me urgjencë në një spital në Los Angeles

Travis Barker u pa në një barelë dhe thuhet se u shtrua në spital në Los Angeles, teksa vajza e tij kërkoi që të bëjnë lutje për të, përmes një postimi që ka shpërndarë në Instagram.

Los Angeles Times dhe TMZ raportuan se bateristi i “Blink 182” u shtrua në spital në Qendrën Mjekësore Ceders-Sinai dhe bashkëshortja e tij, Kourtney Kardashian, ishte pranë tij.

Travis ka pasur probleme shëndetësore në të kaluarën, duke përfshirë shtrimin në spital për mpiksjen e gjakut.

Foto: Screenshot/Backgrid

Në vitin 2008, ai i mbijetoi një aksidenti me avion. Barker pësoi djegie të shkallës së tretë në 65 për qind të trupit të tij.

Lexo po ashtu Kourtney Kardashian nxit dyshimet se është në pritje të fëmijës së parë me Travis Barker

Ai u shtrua në spital për tre muaj dhe bëri 26 operacione.

Foto: Screenshot/Backgrid

Aktualisht është e paqartë se si është gjendja e Travis, apo çfarë urgjence mjekësore e solli atë në spital.

Kjo vjen një muaj pasi muzikanti dhe ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u martuan në një ceremoni luksoze në Portofino, Itali. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Twitter