Travis Barker puthi një imazh të gruas së tij, Kourtney Kardashian, në një poster publik që promovonte sezonin e ri të shfaqjes së saj në Hulu, “The Kardashians”.
Fituesi 46-vjeçar i çmimit “Grammy” u shfaq në një InstaStory të gruas së tij, 43 vjeçe, teksa dhuroj një puthje të ëmbël në foton e saj.
Kourtney shtoi gjithashtu një citim nga i dashuri i saj duke shpjeguar shfaqjen e tij të dashurisë, pavarësisht nga mundësia e marrjes së mikrobeve nga shfaqja publike, shkruan DailyMail.
“Nuk më intereson sa e pistë është, kjo është gruaja ime”, shkruhej në postim.
Babai i dy fëmijëve ka qenë në turneun “European Mainstream Sellout” të Machine Gun Kelly ku po shoqërohet nga gruaja e tij.
Çifti i njohur kanë ndarë foto nga jeta e tyre në rrugë nëpër Evropë.
Edhe pse kufizimet janë hequr në shumë vende, ne ende po përjetojmë një pandemi mbarëbotërore të COVID-19. Andaj një nga mënyrat më të zakonshme për t’u infektuar është duke prekur një sipërfaqe publike dhe më pas duke prekur hundën, gojën ose sytë e tyre.
Të premten (23 shtator), Kourtney tregoi këmbët e saj të tonifikuara ndërsa bashkëshorti i saj performonte në Frankfurt të Gjermanisë.
Ajo kishte veshur një fustan të zi shumë të shkurtër dhe të ngushtë nën një xhaketë xhins, teksa pozonte për një selfie me mbishkrimin, ‘Ra në dashuri me vajzën në shfaqjen e rockut’.
Në një foto tjetër që ajo ndau, ylli televiziv dhe bashkëshorti i saj i ri dukeshin më të afërt se kurrë teksa u puthën pranë pajisjeve të skenës përpara se të fillonte koncerti. /Telegrafi/