Travis Barker ka rënë thellë në dashuri për të dashurën e tij Kourtney Kardashian.
Një gjë e tillë secilën herë po dëshmohet nga ai, sikurse ka bërë edhe herën e fundit në një postim, shkruan Mirror.
Barker në Instagram ka shpërndarë një imazh atraktiv, derisa shiheshin duke u kthyer nga Disneyland.
Kourtney dhe Travis po udhëtonin me King Arthur Carousel, teksa në foto dhe ai shkroi postimin: “Vendi më i Lumtur në Tokë”.
Themeluesi i Poosh dhe ylli i ‘KUWTK’ komentuan në profilet e njëri-tjetrit duke thënë fjalët më të mirë.
“Dashuria e jetës sime”, shkruhej tutje nga Travis.
Çifti përndryshe janë bërë të pandashëm, duke u raportuar se lidhje e tyre po bëhet serioze. /Telegrafi/