Site icon Telegrafi

Travis Barker bën tatuazh sytë e Kourtney Kardashianit

Travis Barker duket se ka sy vetëm për Kourtney Kardashian.

Bateristi i “Blink-182” debutoi atë që duket të jetë një tatuazh masiv i syve të gruas së tij në njërën nga këmbët.

“Oh përshëndetje atje”, shkruajti Barker, 47 vjeç, një seri fotosh të shpërndara të shtunën.

Foto: Instagram

Një nga selfiet e paraqitura në karusel tregonte muzikantin pa këmishë duke treguar tatuazhet e reja.

Ai postoi gjithashtu një pamje nga afër të tatuazhit, së bashku me një foto të bërë nga Kardashian.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Travis Barker

Themeluesja e “Poosh”, 43-vjeçe, kishte veshur një fustan këmishë me mëngë të gjata dhe dukej e lumtur përkrah bashkëshortit.

Foto: Screenshot/Instagram

Kourtney me sa duket konfirmoi se ata ishin me të vërtetë sytë e saj duke e ripostuar foton në InstaStory.

Kjo sigurisht nuk është hera e parë që Barker i kushtoi një tatuazh gruas së tij.

Kur dyshja filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2021, ai bëri emrin e zeshkanes tatuazh në gjoks.

Kur u pyet në “Today” për veprën e saj të preferuar të artit në trupin e të dashurit të saj, ylli i “Kardashians” u përgjigj: “Kourtney, sigurisht”.

Çifti së pari u martuan në Las Vegas në muajin prill të vitit 2022.

Dyshja më pas u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara më 15 maj 2022.

Krejt në fund, ata u martuan në një ceremoni të tretë luksoze në një kështjellë në Portofino, Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version