Travis Barker ka vendosur që të befasojë të dashurën e tij, Kourney Kardashian.
Bateritsti i njohur ka zgjedhur që të bëjë tatuazh emrin e saj në trupin e tij, shkruan Daily Mail.
Derisa po xhironte një projekt të pazbuluar në Hollywood ditën e djeshme (e enjte), ai u shfaq i zhveshur derisa iu vërejt emri i bukuroshes brune.
Barker, i cili nuk është i huaj për tatuazhet, shfaqi me krenari fizikun e formësuar, ndërsa shëtitej pa bluzë.
Tatuazhi vërehej që është ne pjesën e gjoksit të tij, duke qëndruar kështu më afër zemrës së tij.
Një imazh të këtij vizatimi e ka ndarë edhe Kourtney në Instagram, kur dora e saj ledhatonte Travis-in afër tatuazhit me emrin e saj. /Telegrafi/