Me dëshirën për të sjellë destinacione dhe përvoja të reja anembanë globit, agjensioni i njohur turistik As Travel Club dje ka mbajtur eventin privat i cili ka pasur për qëllim prezentimin e destinacionit më të ri.
Deri tani As Travel ka ofruar vende të ndryshme për pushime të tilla si: Maldive, Egjipt, Mauritius, Tajlandë, Turqi, Sri Lanka, Dubai etj. Prej tani e tutje kësaj liste i shtohet edhe ishulli përrallor Zanzibar i Tanzanisë.
Eventi për të prezentuar këtë destinacion të mahnitshëm është organizuar me elemente të kulturës afrikane, të cilat kanë promovuar denjësisht këtë vend. Gjithashtu Zanzibarin e ka prezantuar edhe Drejtori Gjeneral Flamur Bahtijari i cili mbajti një fjalim para pjesëmarrësve të cilët patën rastin të shohin edhe një dokumentar të përgatitur veçanërisht për këtë rast.
Në këtë event ishin të pranishëm rreth 300 pjesëmarrës, ndër ta kishte edhe fytyra publike. Të ftuarit gjatë mbrëmjes kishin mundësinë të shijonin atmosferën afrikane dhe mikpritjen e ngrohtë të stafit të As Travel.
Prej tani të gjithë turistët nga Kosova mund të vizitojnë ishullin e bukur Zanzibar dhe të kalojnë pushime të paharrueshme në këtë arkipelag afrikan me plazhe dramatike, xhungla tropikale, botë të pasur nënujore dhe kulturë e cila do të ju bëjë menjëherë për vete.
E gjitha që duhet të bëni është që të rezervoni udhëtimin tuaj drejt Zanzibarit dhe të sigurohuni që të përjetoni këtë kënaqësi magjike, për gjërat tjera (fluturimi, akomodimi, udhëpërshkrimi etj), përkujdeset AS Travel Club, shtëpia e udhëtimeve më ekskluzive për shqiptarët.
Edhe një herë, përkushtimi i jashtëzakonshem i As Travel po mundëson që të perjetojmë udhetimin më të bukur të jetës në disa prej vendeve më të bukura në botë.