Një shofer kamioni tha që jeta e tij ishte tepër në rrezik kur një tra çeliku u përplas në xhamin e makinës së tij, ndërsa ai po voziste.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Johnnie Lowe, kishte qenë duke vozitur nëpër Michigan kur një tra çeliku rrëshqiti nga një kamion që po ecte para tij.
Kështu, 49-vjeçari u gjend para një situate tmerri ndërsa trau kërceu dhe goditi dritaren e tij.
Lowe, një baba i tre fëmijëve, e përshkroi incidentin si një “skenë jashtë normales”.
Imazhet dramatike tregojnë se xhami u shkatërrua plotësisht dhe e vetmja gjë që e ndau Lowe nga trau ishte timoni.
Lowe i tha Detroit Free Press se kamioni i tij ishte duke lëvizur me shpejtësi rreth 65 km/orë kur aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes – më 6 shkurt. /Telegrafi/