Herë pas here secila femër kërkon mënyra për të pasur flokë të gjata e të shndritshme.
Pas së gjithash, flokët janë ndër pjesët më të rëndësishme të bukurisë së një femre, transmeton Telegrafi.
Sipas shkencës, flokët rriten rreth 0.3 deri në 0.5 mm në ditë, 1 deri 1.5 cm në muaj dhe 12 deri 15 cm në vit.
Flokët janë pjesa e dytë e trupit e cila rritet më së shpejti, por, prapëseprapë, të gjithë njerëzit kanë probleme me këtë çështje…
Më poshtë i keni disa mënyra të testuara dhe të provuara të cilat ju ndihmojnë t’i forconi dhe rritni flokët.
Asnjëherë mos hiqni dorë nga zbutësi i flokëve
Fillimisht, ndoshta nuk e dini, por ekziston një mit sa i përket periudhës sa gjatë e mbani zbutësin në flok dhe ky mit nuk është i vërtetë. Ndryshe nga ç’besohet, zbutësi ka vetëm efekte pozitive në flokët tuaj.
Përveç kësaj, zbutësi i flokëve jua mbron flokët nga dëmet që i shkakton tharja me peshqir.
Prandaj aplikoni zbutës rregullisht.
Kërkoni ndihmë nga përbërësit magjikë
Aplikimi i disa përbërësve të caktuar në flokë dhe skalp mund t’ju ndihmojë tej mase.
P.sh. qepa dhe lëngu i hudhrës, uthulla e mollës dhe qumështi i kokosit i ushqejnë flokët dhe ndikojnë në rritjen e flokëve.
Dhe jo vetëm se janë të mira për rritjen e flokëve, por edhe kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të skalpit dhe flokëve.