Telegrafi

Trashësia tek diabetikët ndoshta nuk është aq e keqe

Gjashtëmbëdhjetë hulumtimet e mëparshme për lidhjen mes peshës dhe vdekshmërisë në pacientët diabetik dhanë rezultate të ndryshme: disa rezultate sugjeronin që diabetikët me mbipeshë jetonin më shkurtë, dhe të tjerët e treguan të kundërtën. Megjithatë, shumica e studimeve kishin probleme me metodologjinë; disa kishin shumë pak pacientë, disa nuk i kishin përcjell pacientët nëpër periudhë mjaft të gjatë, të tjerat ishin bazuar në pyetësorë në vend se në të dhënat klinike.

Shkencëtarët nga Universiteti Hull, gjatë 11 viteve i monitoruan të dhënat e 10.568 pacientëve me diabet të tipit 2. Rezultatet e tyre tregojnë se ata pacientë të cilët ishin obesë ose me mbipeshë ishin në rrezik të sulmeve të zemrës dhe goditjes në tru, por kishin shanse më të mira të mbijetesës se diabetikët me peshë normale, thonë studiuesit në një artikull të publikuar në revistën Annals of Internal Medicine.

Mbipesha është përcaktuar si indeksi i masës trupore nga 25 deri në 29,9 ndërsa pesha normale nga 18,5 deri në 24,9. Diabetikët të cilët ishin më të lehtë se sa pesha e rekomanduar gjatë periudhës së studimit kishin vdekshmëri pothuajse tre herë më të lartë sesa ata me peshë normale. Pacientët më të rëndë se pesha e rekomanduar, gjatë studimit kishin 13 për qind më pak të ngjarë të vdisnin nga kjo sëmundje sesa ata me peshë normale.

Rezultatet e këtij studimi janë në kundërshtim me ato të vitit 2014 të publikuara nga New England Journal of Medicine, ku pesha nuk është konstatuar si një prioritet në mbijetesë. Megjithatë, Pierlugi Costanzo thotë se në këtë studim për krahasim është përdorur vetëm pjesa e sipërme e gamës së peshës normale (BMI 18,5 deri në 24,9) dhe se rezultatet do të ishin të njëjta sikur të përdorej e gjithë gama.

"Sigurisht diabetikët me peshë normale e kanë një formë më agresive të diabetit të tipit 2 se ata që janë me mbipeshë apo obesë", konkludoi Costanzo.