Telegrafi

Trashësia e tinejxhereve e dëmshme

Në të kundërtën, kur të rritet, ka rrezik më të madh për sklerozën multiple, tërheqin vëmendjen shkencëtarët nga Harvardi. Në revistën Neurology janë publikuar rezultatet e studimit të madh, që ka zgjatur madje 40 vjet, me pjesëmarrje të 238 mijë të të hulumtuarave.

Ato që kanë qenë me peshë të madhe që në moshën 18 vjeçe, kanë pasur dyfish gjasa më të mëdha për t’u sëmurur nga skleroza multiple në moshë të rritur. Prandaj, trashësia në fëmijëri, domethënë para pubertetit ose në vitet e mëvonshme, nuk është e lidhur me sëmundje.

Supozohet se sqarimi qëndron në sasitë e vitaminës D, të cilat janë të zvogëluara te personat me peshë si dhe me materiet të cilat i prodhon indi yndyror.

Në fakt, koncentrimi i zmadhuar i vitaminës D në gjak zvogëlon rrezikun nga zhvillimi i sklerozës multiple, përderisa materiet nga indi yndyror ndikojnë dëmshëm në sistemin imunologjik. /Telegrafi/