Një francez që së fundmi trashëgoi nga familja një shtëpi në Normandi, ka gjetur brenda saj hiq më pak se 100 kilogramë ari, që kapë vlerën e 3.5 milionë eurove.
“Aty kishte afro 5 mijë copëza të arit, dy shufra nga 12 deri në 17 kilogramë si dhe 37 tjera nga një kilogram”, ka deklaruar francezi fatlum, transmeton Telegrafi.
Ari kishte qenë i fshehur në pjesë të ndryshme të shtëpisë, kishte nën dhe prapa mobileve, në dollapë, në shishe të pijeve alkoolike dhe në kuti të ndryshme.
Por këtë sasi marramendëse të arit, trashëgimtari i shtëpisë e kishte gjetur kur vendosi të largoj gjysmën e mobileve të vjetra për t’i zëvendësuar me të rejat.