Një grua nga Dakota e Veriut ka helmuar të dashurin pasi mësoi për planet e tij për ta braktisur, pasi disa orë më parë kishte trashëguar 30 milionë dollarë, ka njoftuar policia amerikane.
Ina Thea Kenoyer, 47-vjeç, u akuzua të hënën për vrasjen e Steven Edward Riley, 51-vjeç, gjatë 5 shtatorit, në rastin që policia po e cilëson si të nxitur “nga motivet financiare”, transmeton Telegrafi.
“Ky rast ishte shumë kompleks”, tha detektivi Dale Plesas.
Riley ishte sëmurë pasi më 3 shtator ishte takuar me avokatin e tij për të mbledhur trashëgiminë e tij.
Thea të nesërmen i telefonoi 911, kurse mjekët gjetën në shtëpi Riley pavetëdije, shkruan New York Post.
Ndërroi jetë në spital një ditë më vonë. E me obduksion është konstatuar se kishte vdekur pasi kishte gëlltitur antifriz, me të cilin sipas policisë e kishte “ushqyer” Kenoyer.
Thea disa ditë para arrestimit, kishte shkruar në rrjetet sociale për pafajësinë e saj, duke pretenduar se Riley kishte kryer vetëvrasje.
Ajo u tha hetuesve se planifikon ta ndajë trashëgimin e Riley me të birin e tij, që vlerësohet se kap shumën e rreth 30 milionë dollarëve.
Pretendon se ka të drejtë në pasuri sikur gruaja e tij jashtëmartesore – megjithatë Dakota e Veriut nuk njeh lidhje të tilla.
Përveç kësaj, Riley kishte planifikuar t’i japë fund lidhjes pasi që pranoi shumën e majme të parave, që gjë nxiti hetuesit të pyesin nëse ajo e kishte helmuar për t’ia marrë paratë.
Thea po ballafaqohet me akuzën për vrasje të rëndë dhe aktualisht është në paraburgim. /Telegrafi/