Site icon Telegrafi

Trashëgimtarja e Lamborghinit bën që të mos vërehet prezenca e konkurrenteve tjera (Foto, +16)

Bukuroshja italiane, Elettra Lamborghini, u bë sensacion që nga ceremonia e MTV European Music Awards, kur tërhoqi vëmendje të madhe me ekspozimin e tepruar.

Mirëpo, nëse keni menduar se ajo ishte “sjellja më e keqe” e 21-vjeçares, duhet të mendoni sërish.

Kështu ishte (zh)veshur Elettra në ceremoninë e MTV EMA.

Elettra është pjesë e serialit real televiziv, “Super Shore” – që është version italian i “Geordie Shore” të MTV, kurse ajo shfaqet shumë ‘e egër’, njofton Telegrafi.

Pas profileve mbresëlënëse në rrjetet sociale që përfshinin selfiet seksi dhe jetën e saj luksoze, ajo tërhoqi vëmendjen e producentëve të këtij shou televiziv, të cilët e ftuan që të ishte pjesëmarrëse në vitin e kaluar.

Shfaqja e saj në serinë televizive ka bërë që femrat tjera “të mos shihen”.

Shumë shpejt, Elettra u bë personazhi më seksi i serialit dhe njëherësh i siguroi vetes pozimin për versionin italian të Playboy.

Mbesa e Ferrucio Lamborghinit që atëherë e ka marrë epitetin “vrasësja italiane” për shkak të zënkave eksplozive me femrat tjera të serisë. /Telegrafi/

Exit mobile version