Telegrafi

Trashëgimtarët e Osama bin Ladenit

Pesë vjet më parë, forcat speciale amerikane vranë Osama bin Ladenin, në strofullën e tij në qytetin veriperëndimor pakistanez të Abutabadit.

Pas një kërkimi masiv 10-vjeçar, Shtetet e Bashkuara arritën më në fund të vënë para drejtësisë figurat kryesore, që qëndronin pas sulmeve të 11 Shtatorit.

Nga koha kur bin Ladeni është eliminuar, organizata origjinale Al-Kaida u asgjësua nëpërmjet kapjes dhe vrasjes së një numri të madh të liderëve të saj politikë dhe ushtarakë.

Mësimi që u nxor nga sulmi ndaj bin Ladenit, ofron dëshmi për një argument që është shprehur prej shumë vitesh: bin Ladeni dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, kishin qëndruar larg kontrollit operacional të organizatës për sigurinë e tyre fizike.

Al-Kaida qe shndërruar prej kohësh nga një organizatë e kontrolluar nga qendra, në një lëvizje të përhapur ku nyjet e ndryshme rajonale të rrjetit xhihadist botëror, u bënë shumë më e rëndësishme sesa lidershipi.

Ndërsa jepte ende udhëzime strategjike dhe frymëzonte lëvizjen, dhe madje komplotonte sulme kundër Shteteve të Bashkuara, aleatëve të saj perëndimorë dhe shumë regjimeve muslimane, bin Ladeni …

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU