Telegrafi

Trashëgimia kulturore trafikohet drejt Greqisë

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA se autor i trafikut të tyre është 24 vjeçari Edjon Abazi, i cili i kishte fshehur objektet në valixhen e tij të udhëtimit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të bagazheve të pasagjerëve që udhëtonin në makina të vogla në drejtim të shtetit grek, një i ri nga Durrësi i cili udhëtonte si pasagjer në një autoveturë, në çantën e tij iu gjetën një numër i konsiderueshëm vepra të kulteve fetare, si kryq, piktura, pjesë të ikonostasit, të epitafit etj. vepra të vjedhura në kisha të ndryshme.

Nga ana e policisë u bë arrestimi i Abazit, ndërsa po punohet për zbulimin e origjinës dhe të përfshirëve të tjerë në trafikun e veprave të kultit

Mësohet se objektet që i riu tentoi të trafikonte janë pjesë e trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/