Ky është momenti i çmendur kur një burrë i trashë del nga “kulmi i një rrëshqitëse” dhe bie në ujë.
Burri, i njohur vetëm si La Mascotte ose The Mascot, përballoi me guxim rrëshqitjen në një park ujor francez, ndërsa një turmë e madhe mbështetësish shikonin, përcjell Telegrafi.
Burri goxha i guximshëm u ngjit në çatinë e një rrëshqitëseje të gjatë në parkun ujor Frenzy në Torreilles dhe qëndron gati për të kërcyer.
Ai ngre duart për të provokuar turmën që e brohorit ndërsa ai kërcen dhe rrëshqet poshtë dhe kërcen përpara se të zbresë disa metra nga buza e pishinës.
Pak çaste më vonë, ai “bie rëndë”, duke krijuar një spërkatje të plotfuqishme pas tij.
Sipas gazetës franceze të lajmeve L’Independant, parku ujor organizoi një garë kërcimi që u sponsorizua nga Red Bull.
Kjo thuhet të mos jetë hera e parë që djaloshi misterioz mahniti turmat me aftësitë e tij gazmore të zhytjes. /Telegrafi/