Site icon Telegrafi

Trapp largohet nga Parisi, tri skuadra gjermane pas tij

Portieri gjerman, Kevin Trapp pritet të largohet nga Prisi.

Pasi ka humbur vendin e titullarit, Trapp nuk është më i lumtur në kryeqytetin francez.

Ai ka paralajmëruar largimin, ndërsa e ardhmja e tij pritet të jetë në Bundesliga.

Mediat gjermane kanë raportuar se agjenti i portierit është në bisedime me tri ekipe nga Bundesliga.

Fjala është për Borussia Dortmundin, RB Leipzigun dhe Wolfsburgun që kërkojnë shërbimet e gjermanit.

PSG mund ta lë të lirë të largohet anëtarin e saj vetëm nëse vije një ofertë prej 20 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version