Transvestiti Richard Hernandez ka pranuar se është personi i parë dhe i vetëm i cili i ka hequr të dy veshët dhe hundën për tu transformuar në një “dragua”.
55 vjeçari nga Miaricopa County, Arizona i është nënshtruar një sërë procedurash të dhimbshme vitet e fundit përfshirë heqje të dhëmbëve dhe ngjyrosje të syve me jeshile.
Tashmë e quajtur Rva Tiamat Baphomet Medusa, ose shkurt Tiamat, sipas emrit të personazhit në lojën me dragonj, transvestiti ka bërë një tatuazh në të gjithë fytyrën për tu transformuar në “bishën mitike”.
Tiamat gjithashtu ka një gjuhë të bigëzuar si dhe ka bërë implant një brirë në ballë.
“Unë jam çfarë jam. Jam krijimi im i veçantë”, shkruan transvestiti, transmeton oranews.
Ajo së fundmi shpërndau një seri fotosh para dhe pas transformimit nga 1990 kur ishte thjesht Richard, një burrë brun me mustaqe deri te “Zonja Dragua” në 2016.