Site icon Telegrafi

Transvestitët u rrahën pas zënkës se kush ka trupin më të bukur

Rrahja filloi pasi që transvestitët po grindeshin se cili ka trupin më të mirë, thonë dëshmitarët. Pasi që filloi rrahja, së bashku me paruket fluturuan edhe tavolinat dhe karriget, si dhe këpucët me take të larta, ndërsa mysafirët e restorantit mbetën të tmerruar nga kjo skenë.

Njëri prej transvestitëve disa herë goditi kundërshtarin e tij, i cili po qëndronte i shtrirë në dysheme, duke mbajtur ndër duar edhe dy transvestitë tjera, ndërsa më pas të tre ranë në dysheme. Rrahjen e ndërpreu policia, por askush nuk u arrestua. Videoja e rrahjes më vonë u publikua në YouTube, dhe tërhoqi shumë shikues, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version