Asociacioni i shoqatave të punëdhënësve të shoqërive transportuese në vend Makam-trans sot në mesditë ka protestuar duke bllokuar disa rrugë në Shkup.
Ata kërkojnë shfuqizimin e Dekretit për rritjen e akcizës për karburantet për tre denarë dhe vendosjen e tatimit progresive në të ardhurat për të gjitha veprimtaritë ekonomike dhe joekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Makamtrans, protesta është në përputhje me të gjitha masat e sigurisë në fuqi duke marrë parasysh gjendjen e koronavirusit, i cili ka zvogëluar vëllimin e punës si në transportin e udhëtarëve ashtu edhe në transportin e mallrave.
Makam-trans propozon 0.5 përqind tatim mbi të ardhurat për të gjithë personat juridikë që vitin e kaluar kanë pasur fitim prej 100,000 deri 10,000,000 denarë, një përqind të tatimit mbi të ardhurat për ata me fitim nga 10,000,001 deri në 200,000,000 denarë dhe taksë prej dy përqind në të ardhura për të gjithë ata që kanë realizuar fitim për vitin 2019 mbi 200,000,001 denarë.
Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Suagreski, rritja e akcizës së karburanteve është masë antikrizë, e jo masë t’u bëhet ngarkesë qytetarëve./Telegrafi/