Sot në mëngjes transportuesit në Manastir duke parkuar makinat e tyre para ndërtesës së Komunës së Manastirt, kanë protestuar në lidhje me problemet me transportin e nxënësve.
Ata thonë se janë të pakënaqur nga tarifat me të cilat duhet të transportojnë nxënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Komuna e Manastirut thonë se protestat e transportuesve janë të panevojshme dhe të pabaza dhe se pika e sotme do të largohet nga rendi i ditës në seancën e këshillit.
Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Manastirit, e cila është planifikuar të fillojë në orën 10:00 të pranishëm do të jenë edhe transportuesit të cilët sot protestuan para komunës./Telegrafi/