Gjykata e Shkupit e refuzoi kërkesën e PSP për paraburgim të kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski, por si masë për kujdes ia morri pasaportën, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Talevski sot për rreth dy orë ka qenë në gjykatë ku është ftuar në suaza të hetimit Transportuesi, për të cilin përveç tij dyshohen edhe 22 persona tjerë.
Në lidhje me Propozimin për përcaktimin e masës paraburgim kundër të dyshuarit V.T. i cili është i përfshirë në lëndën e Gjykatës publike për ndjekje të veprave penale që janë të ndërlidhura dhe burojnë nga përgjimi i paligjshëm i komunikimeve (PSP), në publik i njohur si “Transportuesi“, gjykatësi në shqyrtim paraprak të propozimit solli vendim me të cilin ai refuzohet, ndërsa është përcaktuar masë kujdesi, respektivisht marrja e pasaportës të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Gjykata e Shkupit./Telegrafi/