Site icon Telegrafi

Transportues ajror vetëm për kafshë shtëpiake

Në aeroplanin e kompanisë “Pet Airways” nga Delray Beach në Florida, të gjitha kafshët shtëpiake janë të vendosura në kabinën e udhëtarëve nga e cila janë larguar ulëset, derisa pronarëve nuk u lejohet hyrja.

Themeluesit Dan Wiesel e Alysa Binder, të cilët thonë se deri tek ideja kanë ardhur kur po planifikonin të udhëtonin me qenin e tyre, pohojnë se fluturakja është e përpunuar posaçërisht për fluturim të sigurt dhe të rehatshëm të kafshëve shtëpiake.

Exit mobile version