Shoferi që po voziste nëpër Ohio të Shteteve të Bashkuara, e ka fotografuar formën e pazakontë dhe të rrezikshme të transportimit të një divani.
Atë e kishin vendosur sipër një veture dhe nuk e kishin siguruar aspak, teksa mbi të ndodhej një i ri dhe e mbante që të mos rrëshqiste, transmeton Telegrafi.
“Shikojeni edhe ju këtë, sepse unë nuk po mund të besoj. Si ka mundësi që diçka e tillë të ndodhë”, ka qenë mbishkrimi i pamjeve të postuara në rrjetet sociale.
Ende nuk janë identifikuar personat që e kryer bartjen e pazakontë, ndërsa nuk dihet nëse kanë arritur ta kryejnë transportin si duhet. /Telegrafi/