Site icon Telegrafi

Transportuan arkivolin me tren, veprimi i çuditshëm po komentohet në forma të ndryshme (Foto)

Në një stacion trenash në Moskë të Rusisë, dy të rinj të pa emëruar, janë parë teksa e bartnin një arkivol të mbuluar me pëlhurë të kuqe, për ta transportuar me tren.

Dëshmitarët thonë se ata e mbanin me vështirësi shkaku i peshës së konsiderueshme, ndërsa fillimisht nuk ishin lejuar të hipnin në tren, transmeton Telegrafi.

Megjithëse hynë brenda, nuk dihet nëse arritën të shkojnë në cakun e dëshiruar. Njëjtë nuk dihet nëse iu është kërkuar ta hapnin kapakun, apo se çfarë kishte brenda.

Bartja për në tren

“Ata paguan ekstra, sepse objekti që bartnin ishte mjaft i madh, por nuk kryen ndonjë shkelje”, thuhet në raportin e zyrtarëve të linjës hekurudhore.

Në anën tjetër, ky veprim i çuditshëm po komentohet në forma të ndryshme, ndërsa ka edhe dyshime se mund të jetë ndonjë mahi.

“E dini trafikun e Moskës, për t’i ikur tollovisë e morën trenin” si dhe “janë dy të rinj që po mahiten në një formë aspak qesharake” ishin nga komentet e shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version