Telegrafi

Transportonte paligjshëm drunj me targa të falsifikuara

Një person është arrestuar në fshatin Brekoc të Gjakovës, pasi që i njëjti ka falsifikuar targat e automjetit transportues Iveco, dhe i njëjti ishte i ç’lajmëruar.

Po ashtu, gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar edhe 2.5 m kub drunj pa dokumente përcjellëse.

Me urdhër të prokurorit automjeti transportues konfiskohet, ndërsa, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.