Telegrafi

Transportonte 10 emigrantë të paligjshëm me një veturë BMW, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova në Sarandë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e Sarandës teksa transportonte me automjet 10 emigrantë për t’i kaluar ilegalisht në vendet e BE-së.

Si rezultat i operacionit të koduar “Border 4”, u arrestua shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në aksin rrugor Xarrë-Sarandë, teksa transportonte kundrejt fitimit, me një automjet tip “BMW”, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Automjeti i përdorur nga ky shtetas për këtë veprimtari kriminale, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /Telegrafi/