Një shofer i paidentifikuar nga Wales i Britanisë së Madhe, ka gjetur mënyrën më të keqe të transportimit të dërrasave.
Këto mjete që përdoren për të shtruar dyshemenë, ai i ka nxjerrë përjashta veturës së zakonshme dhe ka lëvizur nëpër trafik të ngjeshur, transmeton Telegrafi.
Ai është ndaluar nga Policia dhe i janë konfiskuar dërrasat, duke e detyruar që të angazhojë transportues adekuat.
Përmes fotografisë së publikuar, kërkohet që të mos bëhen bartje të tilla, që do t’i rrezikonin kalimtarët dhe mund të shkaktojnë dëme në rrugë. /Telegrafi/