Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikate, në çerekun e dytë të vitit 2016 është ulur numri i udhëtarëve me transportin publik për 4.1%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, ulje është regjistruar edhe në transportin publik periferik, për 1.3%, në transportin publik ndërurban, për 2.4%, kurse në transportin ndërkombëtar, ulja është 8.8%.
Krahasuar me çerekun e parë të këtij viti, transporti publik urban ka shënuar rritje për 5.1%, ai periferik për 12.5%, transporti ndërurban për 7.5%, kurse ai ndërkombëtar është rritur për 17.2%./Telegrafi/