Arrihet marrëveshje mes transportuesve të linjave private dhe NQP-së për pagesën e borxhit që ndërmarrja ka ndaj tyre.
Pas marrëveshjes transportuesit privat kanë rënë dakord që autobusët e linjave private të kthehen në rrugë në shërbim të qytetarëve të Shkupit ndërsa për çështjen e rritjes së çmimit për kilometër do të duhet që këshilli i qytetit të Shkupit të vendosë në mbledhjen e radhës. Sipas transportuesve privatë, NQP-ja iu ka borxh prej rreth 2 milionë eurove.
“Është arritur marrëveshje me Ndërmarrjen e qarkullimit publik dhe na janë lëshuar 80% e borxhit që na e patën. Disa nga kolegët veç më janë në linjat e qytetit të Shkupit. Dy paketat, pakëti në dhe tre të cilët në mëngjes qarkulluan vetëm nga një raund tani po aktivizohen që të fillojnë të vozisin dhe t’i shërbejmë qytetarët e qytetit të Shkupit”.
“Për problemin e dytë me çmimin për kilometër tani po bëhen marrëveshje se çfarë do të mund të arrihet dhe presim që në mbledhjen e parë të këshillit të Qytetit të Shkupit të vendoset në pikë rendi dhe të vendoset për kërkesat tona”, tha Oliver Petrushevski, transportues privat./Alsat/