Site icon Telegrafi

Transporti për studentë i shtrenjta, kërkojnë ulje çmimesh

Organizata studentore Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës (UPSK) përmes një deklarate u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të lirojnë çmimin e biletave për studentë.

Sipas UPSK-së ato janë të shtrenjta dhe të papërballueshme për shumë familje, që kanë një e më shumë anëtarë me studime në Prishtinë.

Nëpërmjet kësaj komunikate për media UPSK kërkon që të ulet çmimi i biletës së transportit për studentë. Kërkesa bazohet në atë se edhe pse në të kaluarën ka pasur rënien të çmimit të naftës, çmimi i biletave për studentë ka mbetur i njëjtë, përcjell Koha.net.

UPSK i bënë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Shoqatës së Transportuesve Rrugor që të bisedojnë me kompanitë e transportit në mënyrë që të ulet çmimi i biletave për këtë kategori të shoqërisë.

Gjithashtu iu bëjmë thirrje kompanive të transportit që të ndërmarrin hapat konkretë për uljen e çmimit të biletave të transportit për studentë.
UPSK shpreson se kërkesa e tij drejtuar kompanive të transportit do të gjejë mirëkuptim nga ana e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version