Telegrafi

Transporti pa pagesë: Ndryshon orari i nisjes së autobusëve nga qendra e Prishtinës për në Sunny Hill

Sunny Hill Festival

Njoftohet se ka ndryshuar orari i nisjes së pjesëmarrësve për në festivalin Sunny Hill.

Komuna e Prishtinës me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale bën të ditur se nisja tani bëhet në orën 14:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë dhe se transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Transporti është pa pagesë dhe do të jetë përgjatë gjithë kohës që mbahet ky festival, nga data 25 deri më 28 korrik.

Më poshtë ua sjellim njoftimin e plotë të Komunës së Prishtinës:

“Të dashur qytetarë, ju njoftojmë se me anë të plotësimit të vendimit paraprak kemi ndryshuar orarin e nisjes së pjesëmarrësve në festivalin SunnyHill.

Tani nisja bëhet nga ora 14:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Pra, të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mund të udhëtoni falas me autobusë të Trafiku Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik”. /Telegrafi/