Telegrafi

Epoka robotike në transplatimin e organeve!

Vitet e fundit, zhvillimet e shpejta në Turqi si në mjekësi ashtu edhe në teknologji u kanë hapur rrugën prezantimit të aplikacioneve krejt të reja në teknikat kirurgjikale, një prej të cilave është kirurgjia robotike.

Duke deklaruar se sot kirurgjia robotike përdoret edhe në transplantimin e organeve, Prof. Dr. Hamdi Karakayalı, Mbikëqyrësi i Qendrës për Transplantimin e Organeve pranë Spitalit Universitar Acıbadem Atakent, thekson se kjo siguron përfitime shumë të rëndësishme për pacientin, dhuruesin dhe kirurgun që kryen transplantimin e organeve.

Prof. Dr. Hamdi Karakayalı bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me pikën e arritur në transplantimin e organeve dhe në transplantimin robotik të organeve të kryer me teknologji të avancuar.

Disa pacientë kanë rilindur, disa e vazhdojnë jetën me fytyrën, këmbët dhe krahët e tyre të rinj. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në nëntor të vitit të kaluar, 24,449 pacientë janë në listat e pritjes për transplantim të veshkave, 2,600 për transplantim të mëlçisë, 1,422 për transplantim të zemrës, 277 për transplantim të pankreasit, 204 për transplantim të mushkërive dhe 4,119 për transplantim të kornesë, duke shpresuar të “rikthehen në jetë” dhe të rifitojnë shëndetin nëpërmjet një organi të dhuruar.

Ndërkohë që Turqia po përparon ngadalë në dhurimin e organeve nga kadavrat, ajo është në krye të listës botërore në transplantimin e organeve nga dhuruesit e gjallë.

Mbikëqyrësi i Qendrës për Transplantimin e Organeve pranë Spitalit Universitar Acıbadem Atakent, Prof. Dr. Hamdi Karakayalı, shprehet se: “Turqia është një nga vendet më me përvojë në botë në lidhje me transplantimet e organeve nga dhuruesit e gjallë. Për këtë arsye, shumë pacientë nga jashtë shtetit vijnë në vendin tonë për të aksesuar këtë trajtim, dhe mjekë nga shumë vende të botës vijnë në vendin tonë dhe në qendrat tona të transplantimit të organeve për qëllime trajnimi dhe për të vëzhguar e mësuar këto operacione. Turqia po bëhet gjithnjë e më e preferuar jo vetëm sepse ka mjekët më me përvojë, por edhe sepse ka spitale me infrastrukturë dhe pajisje të shkëlqyera që përdorin zhvillimet më të fundit teknologjike”.

Prof. Dr. Hamdi Karakayalı, Mbikëqyrësi i Qendrës për Transplantimin e Organeve pranë Spitalit Universitar Acıbadem Atakent

Teknologjia e avancuar i shtohet përvojës mjekësore!

Zhvillimet në fushën e mjekësisë në Turqi dhe përparimet mahnitëse në teknologji, të cilat i shtohen përvojës së mjekëve, kanë sjellë në vitet e fundit risi në teknikat kirurgjikale që në të kaluarën ishin të paimagjinueshme.

Duke theksuar se sot, edhe operacionet jashtëzakonisht të vështira dhe komplekse mund të kryhen në periudha shumë më të shkurtra kohore, me më pak rrezik gjakderdhjeje, shumë më të sigurta për pacientin dhe më të rehatshme për kirurgun dhe mund të merren rezultate shumë më të mira, Prof. Dr. Hamdi Karakayalı shpjegon:

“Për shembull, operacionet laparoskopike (të mbyllura), për gati 20 vjet, janë bërë një procedurë rutinë në transplantimet e organeve, veçanërisht në operacionet e dhurimit të veshkave, duke rezultuar në qëndrime më të shkurtra në spital, më pak dhimbje dhe rezultate më të mira kozmetike për dhuruesit e veshkave. Si rezultat i avantazheve të kësaj metode si në transplantimin e organeve ashtu edhe në operacione të tjera, operacionet e marrësve në transplantimet e veshkave në disa pacientë të përzgjedhur, e së fundmi edhe operacionet dhuruese të transplantimit të mëlçisë kanë filluar të kryhen me metodën e mbyllur. Falë përvojës në rritje dhe teknologjisë në zhvillim të vazhdueshëm, kjo metodë po bëhet e aplikueshme edhe në operacionet marrëse të transplantimit të mëlçisë”.

Kirurgjia robotike ka dalë në pah vitet e fundit

Duke deklaruar se një nga zhvillimet më të rëndësishme teknologjike në fushën e mjekësisë në vitet e fundit është prezantimi i kirurgjisë robotike, Prof. Dr. Hamdi Karakayalı shton se : “Kirurgjia robotike, e cila përdoret gjerësisht veçanërisht në operacionet e sistemit urologjik, gjinekologjik dhe gastrointestinal, ka filluar të zërë vendin e saj edhe në transplantimin e organeve. Edhe pse rritja e kostos është një faktor i rëndësishëm kufizues, duhet theksuar se ajo ka avantazhe të konsiderueshme në krahasim me kirurgjinë laparoskopike.”

Imazhi tredimensional në vend të atij 2-dimensional

Pra, cilat janë ndryshimet për sa i përket transplantimit të organeve me kirurgjinë robotike krahasuar me kirurgjinë laparoskopike? Mbikëqyrësi i Qendrës për Transplantimin e Organeve Prof. Dr. Hamdi Karakayalı përmbledh këto dallime: “Në kirurgjinë laparoskopike, kirurgu e kryen operacionin me ndihmën e një kamere dhe disa instrumentave që futen në bark, i shoqëruar nga një imazh 2-dimensional; në kirurgjinë robotike, operacioni kryhet me një imazh tredimensional, më të zmadhuar dhe me rezolucion të lartë. Këtu lëvizshmëria e instrumenteve kirurgjikale të vendosura në bark është shumë më e lartë, duke e bërë më të lehtë kryerjen e operacionit në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt”, thotë ai.

Përfitime të mëdha për marrësin, për dhuruesin dhe për kirurgun

Kirurgjia robotike nuk do të thotë domosdoshmërish që operacioni kryhet vetëm nga roboti. Krahët e robotit kryejnë vetëm lëvizjet e kirurgut i cili është duke e përdorur atë. Përdorimi i të gjitha këtyre zhvillimeve teknologjike në fushën e mjekësisë, veçanërisht në kirurgji, ka vetëm një qëllim; të kryejë një operacion më të sigurt, me më pak komplikime dhe me më pak rrezik për gjakderdhje!

Në këtë mënyrë pacientit i shkurtohet qëndrimi në spital, pacienti ndjen më pak dhimbje, prerjet kirurgjikale janë shumë më të vogla dhe pacienti mund t’i kthehet më herët punës dhe jetës shoqërore.

Prof. Dr. Hamdi Karakayalı thotë, “Nga ana tjetër, meqenëse organi hiqet nga dhuruesi pa asnjë dëmtim, ai fillon të funksionojë menjëherë kur transplantohet te marrësi, dhe procesi i rikuperimit të marrësit është i qetë dhe më i shkurtër”.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të kontaktoni me Zyrat e Informacionit të Acıbadem.

+383 382 340 04

 +383 495 634 00

kosovo@acibadem.com