Transparency International ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje korrupsionin në nivel global.
Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet e 80 nga 180 shtete, ndërsa që nga viti 2023 vlerësimi është rritur me 5 pikë.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) është renditja globale e korrupsionit më e përdorur në botë. Ai mat se sa i korruptuar perceptohet të jetë sektori publik i çdo vendi, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve.
Rezultati i secilit vend është një kombinim i të paktën 3 burimeve të të dhënave të nxjerra nga 13 sondazhe dhe vlerësime të ndryshme të korrupsionit. Këto burime të dhënash janë mbledhur nga një sërë institucionesh me reputacion, duke përfshirë Bankën Botërore dhe Forumin Ekonomik Botëror.
Rezultati i një vendi është niveli i perceptuar i korrupsionit në sektorin publik në një shkallë nga 0-100, ku 0 do të thotë shumë i korruptuar dhe 100 do të thotë shumë i pastër.
Burimet e të dhënave të përdorura për përpilimin e CPI mbulojnë në mënyrë specifike manifestimet e mëposhtme të korrupsionit në sektorin publik: Ryshfeti; Devijimi i fondeve publike; Zyrtarët përdorin funksionet e tyre publike për përfitime private pa u përballur me pasoja; Aftësia e qeverive për të frenuar korrupsionin në sektorin publik; Burokraci e tepërt në sektorin publik që mund të rrisë mundësitë për korrupsion; Emërimet nepotike në shërbimin civil; Ligjet që sigurojnë që zyrtarët publikë duhet të zbulojnë financat e tyre dhe konfliktet e mundshme të interesit; Mbrojtje ligjore për personat që raportojnë rastet e ryshfetit dhe korrupsionit; Kapja e shtetit nga interesa të ngushta; Qasja në informacion mbi çështjet publike/aktivitetet e qeverisë. /Telegrafi/