”Transparenca Maqedoni” ka publikuar buletini e ri për gjendjen e korrupcionit në muajin shkurt, ku thuhet se Qeveria nuk heqë dorë nga harxhimet joproduktive të buxhetit të shtetit, edhe pse ballafaqohen me probleme në sigurimin e stabilitetit financiar të buxhetit, ku transparenca është mjaft e ulët, transmeton Telegrafi.
Sipas kësaj analize, Qeveria, ministritë dhe agjencitë të cilat e kanë në duar të tyre pjesën më të madhe të buxhetit, japin informacione më të pakta në konkurset dhe njoftimet. Më tej, analiza thotë se mbi 70% e njoftimeve publike nuk përmbajnë të dhëna për implikimet financiare./Telegrafi/