Site icon Telegrafi

Transparenca e qeverisjes, temë debati në Qeverinë e Maqedonisë

Sot në Qeverinë e Maqedonisë do të mbahet diskutim dhe mbledhje e hapur për ndërrim të ideve dhe mendimeve për politikat aktuale qeveritare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në këtë diskutim me organizata dhe me qytetarë do të flet Robert Popovski për të marrë informacione dhe ide nga ata.

Zgjidhje më konkrete dhe ide për të ardhmen do të kërkohen nga nxënësit e shkollave të mesme.

Edhe organizatat jo-qeveritare do të jenë prezent në këtë mbledhje të hapur. /Telegrafi/

Exit mobile version