Tregu i shërbimeve audiovizuele mbetet ende një sfidë në Kosovë.
IPTV dhe ueb faqe të ndryshme po vazhdojnë të shpërndajnë përmbajtje mediale ilegalisht, duke mos respektuar kështu ligjin për të drejtat e autorit.
Kjo, ndër të tjera, po e dëmton edhe ekonominë e medieve, kështu u tha në emisionin 7 Ditë me Panxhën, ku tregon se si funksionon tregu i shërbimeve vizuele.