Viral Thread ka postuar në profilin e saj një video, në të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt vitet, muajt, orët, minutat dhe sekondat, që i kanë mbetur presidentit të ri Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Është interesant fakti se si kjo video ka filluar të pëlqehet në masë të madhe nga mijëra njerëz që po e shpërndajnë, ku shihet saktësisht edhe sa vite dhe orë i kanë mbetur Trumpit në zyrën ovale, transmeton Telegrafi.
Në këtë video njerëz nga e mbarë bota e në veçanti ata amerikanë, kanë filluar të komentojnë lidhur me mandatin katërvjeçar të presidentit Trump. /Telegrafi/