Dikush mund të thotë se edhe televizioni po e humb ngadalë betejën me internetin dhe rrejtët sociale, por megjithatë momentet që ka shënuar ky medium nuk do të harrohen kurrë.
1. Cunami në Japoni
Pas një tërmeti shumë të fortë prej nëntë të shkallës Rihter, nisi cunami në brigjet e Japonisë. Imazhet që do t’i shihni u regjistruan më 11 mars 2011, ndërsa janë ndër skenat më tronditëse të fatkeqësive natyrore në historinë e televizionit, transmeton Telegrafi.
https://youtu.be/j0YOXVlPUu4
2. Aterrimi i aeroplanit të kompanisë JetBlue
Për shkak të problemeve në aeroplan, piloti në fluturimin 292 nga Kalifornia – më 21 shtator 2005 – u detyrua të bëjë aterrim të detyruar. Fatmirësisht, gjithçka mbaroi mirë.
3. Katastrofa Space Shuttle Challenger
Një nga nisjet më të suksesshme në historinë e programeve hapësinore të SHBA-ve, përfundoi në katastrofë, kur më 28 janar 1986 ndodhi eksplodimi në fluturaken në Cape Canaveral në Florida. Shtatë anëtarët e ekuipazhit – të Space Shuttle Challenger – vdiqën në vend.
4. Shkatërrimi i monumentit të Saddam Husseinit
Në pranverën e vitit 2003, SHBA-të invaduan në Irak. Duke hyrë ushtarët amerikanë në kryeqytet, në Bagdad, mijëra irakianë kishin dalë në sheshin kryesor për ta rrënuar statujën e Husseinit.
5. Udhëtimi në Hënë
Ky është transmetimi më i rëndësishëm i drejtpërdrejtë në histori. Më 20 korrik 1969, astronautët amerikanë shkelën në Hënë. Atëherë u tha fjala e famshme: “Ky është një hap i vogël për mua, po i madh për njerëzimin”. /Telegrafi/
https://youtu.be/E96EPhqT-ds